Haradinaj ka thënë se Kosova është qeverisur gabimisht që nga pavarësia.
Ai ka thënë se është dashur të bëhet mund që Kosova të kthehet në rrugë të drejtë.
“Është mëse e vërtete që ka pas tronditje Kosova. Kosova është udhëheqë gabimisht që nga pavarësia, dhe është dashtë me kthy në udhë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka theksuar se është bërë punë për ta kthyer në rrugë Kosovën pa prishur marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.
“Kjo është bërë pa u thy me miqtë, por duke mbrojtë qëndrime. Kosova është ma e fortë se sa ka qenë najherë. Ata që i kemi aleatë, ata që ishin me ne më 17 shkurt, kurrë ma të vendosur për të qenë me Kosovën, s’kanë qenë ndonjëherë”, ka thënë Kryeminsitri në detyrë.
Ai ka shprehur sigurinë se Kosova kurrë ma e fortë miqësia me aleatë s’ka qenë.
Përkundër të kaluarës me Serbinë, Haradinaj ka thënë se me Serbinë duhet krijuar miqësia e mirë, por jo pa kushte.
“Lufta është e dhimbshme, është tragjike, por ne kemi nevojë për fqinjësi të mirë Serbinë. Por nuk jemi të gatshëm për ripushtim, për nënshtrim”, ka theksuar ai.
Haradinaj ka thënë se vëmendja duhet kthyer nga sektori privat.
Ai ka numëruar disa suksese të qeverisjes së tij, ndërkaq ka kritikuar ashpër premtimet e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për ta luftuar korrupsionin.
Sipas tij, nuk mund të luftohet korrupsioni nga njerëz që e kanë mbjellë mendësinë korruptive në Qeveri.