Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë.
Haradinaj ka kërkuar që 4 korriku të shpallet festë shtetërore në Kosovë.
“Amerikë, urime ditëlindjen! Je gjithmonë inspirim për ne. Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore”, është shprehur Haradinaj.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca sot ka nisur takimet dhe konsultimet me grupe të interesit në kuadër të dialogut social.
Haradinaj ka thënë se në takimin e sotëm me përfaqësuesit e sindikatave, Grupi Parlamentar i AAK-së ka ngritur dy çështje kryesore.
“Me përfaqësuesit e sindikatave, deputetët e Aleancës diskutuan për iniciativën e Grupit Parlamentar të AAK-së për dy çështje kryesore: Ngritjen e vlerës së koeficientit të pagave në 129 euro, përmes rishikimit buxhetor, e cila besoj do të mbështetet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë; dhe për idenë dhe planin për hartimin e nismës ligjore për Ligjin e Pagave”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka nisur sot takimet dhe konsultimet me grupe të ndryshme të interesit, si vazhdimësi e dialogut social, duke i takuar së pari përfaqësuesit e sindikatave në vend.
Me përfaqësuesit e sindikatave, deputetët e Aleancës diskutuan për iniciativën e Grupit Parlamentar të AAK-së për dy çështje kryesore: Ngritjen e vlerës së koeficientit të pagave në 129 euro, përmes rishikimit buxhetor, e cila besoj do të mbështetet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë; dhe për idenë dhe planin për hartimin e nismës ligjore për Ligjin e Pagave.
Në këtë ligj, dy elemente kryesore do të trajtohen: ajo e klasifikimit të vendeve të punës, ku ka padrejtësi të mëdha; dhe e dyta, shtesa për rrezikshmëri në punë, e cila tashmë ka hyrë në muajin e gjashtë dhe nuk po u jepet punëtorëve që u takon.
Dialogu social për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është e një rëndësie të veçantë, dialog ky që tani e dy vite nuk po ndodhë me Qeverinë e Kosovës. Nga lidershipi i këtyre sindikatave e morëm mbështetjen e plotë për të vazhduar konsultimin në kuadër të platformës së dialogut social me sindikata dhe për përfaqësimin e interesave të tyre në Kuvendin e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Në kuadër të vizitës në Gjermani, zhvilluam takim me bashkatdhetarët në qytetin e Reutlingenit. Bashkë patëm rastin të bisedojmë për zhvillimet aktuale në të cilat po kalon vendi ynë. Nga bashkatdhetarët ka shumë interesim për rolin e Aleancës në opozitëbërje, dhe për vizionin tonë për diasporën”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se diaspora shqiptare është lidhja e Kosovës me Evropën.
“Diaspora jonë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer”.
“Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës”, ka thënë Haradinaj.