Statuti

ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS – DRAFT STATUTI

Prishtinë,  Qershor 2019


PJESA I – DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

NENI 1

PARTIA POLITIKE, EMËRTIMI DHE PARIMET THEMELORE

  1. Emri i partisë është: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në tekstin e mëtejmë AAK;
  2. Selia e Partisë është në Prishtinë, adresa: Bulevardi i Dëshmorëve, Nr. 49;
  3. AAK është e regjistruar në regjistrin e partive politike, në organin kompetent të Kosovës;
  4. AAK vepron në territorin e Kosovës, ndërsa organizimi jashtë vendit bëhet në pajtim me dispozitat ligjore të shteteve përkatëse;
  5. AAK është parti politike, dispozitat, qëllimet dhe parimet e së cilës janë përcaktuar me Statut dhe Program politik. Qëllimet dhe parimet formësohen edhe me anë të deklaratave, rezolutave dhe vendimeve të nxjerra nga organet e AAK, konform Statutit dhe Programit; 
  6. Organizimi dhe veprimi i Partisë përcaktohen me Statut dhe akte të tjera të veçanta; 
  7. AAK bashkëpunon me partitë tjera simotra në Kosovë dhe vende tjera;
  8. AAK e përfaqëson Kryetari dhe zyrtarët tjerë të përcaktuar me këtë Statut;
  9. AAK e garanton lirinë e plotë të zgjedhjes dhe votimit tëfshehtë;
  10. AAK garanton dhe mbronëlirinë e plotë të shprehjesnë të gjitha forumet e saj.

NENI 2

SIMBOLET E AAK

AAK i ka simbolet e saj dhe vulën e rrumbullakët, në të cilën shkruan: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në mes të vulës shënon simboli: AAK, ndërsa vula e degës është e njejtë me atë të Qendrës, ku shtohet emri i degës (dega në…). AAK ka edhe vulën katrore, në të cilën shkruan emërtimi i partisë dhe selia, numri vijues në të cilin shënohet numri i protokollit dhe data.

NENI 3

DOKUMENTET THEMELTARE TË AAK

  1. Programi dhe Statuti i AAK-së janë dokumentet bazë për organizimin dhe funksionimin e Partisë;
  2. Statuti përcakton organizimin e brendshëm të AAK dhe është akti më i lartë juridik i saj;
  3. Programi përcakton orientimet ideologjike dhe strategjike.

NENI 4

ORGANIZIMI

  1. AAK është e organizuar në nëndegë dhe degë; Në raste të veçanta konform Nenit 10 të këtij Statuti, mund të formohen edhe aktive.
  2. Në strukturat e saj organizative, AAK ka: Kuvende, Këshilla Drejtuese, Kryesi, Grupin Parlamentar, Grupet e Asambleistëve, Aleancën e të Rinjve të Kosovës, Departamentet Profesionale, Sekretaritë, Komisionin Statutar, si dhe organet tjera që mund të themelohen konform këtij Statuti.

NENI 5

ANËTARËSIMI

  1. Anëtar i AAK mund të jetë çdo qytetar i Kosovës, që ka mbushur moshën 18 vjeç, dhe i cili pajtohet me Programin e AAK;
  2. Anëtarësimi bëhet në mënyrë individuale, duke pranuar librezën e partisë, mbi bazën e deklarimit të lirë;
  3. Anëtari i AAK nuk mund të jetë edhe anëtar i ndonjë partie tjetër;
  4. Çdo anëtar i AAK, pavarësisht nga funksioni në AAK, duhet të jetë anëtar i nëndegës së AAK, në vendbanimin ku jeton apo ku ai vet zgjedhë;
  5. Nëse anëtari i AAK e ndërron vendbanimin, ai duhet të informojë nëndegën bazë për adresën e re dhe të regjistrohet në nëndegën e vendbanimit të ri.

NENI 6

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E ANËTARIT TË AAK

Anëtari i AAK ka të drejtë dhe detyrim:

  1. Të marrë pjesë dhe të ndihmojë në aktivitetet e AAK;
  2. Të zgjedh dhe të zgjidhet në organet udhëheqëse të AAK;
  3. Të kandidojë për institucionet e pushtetit komunal e qendror të Kosovës, në përputhje me këtë Statut;
  4. Të informohet me veprimtarinë e organeve drejtuese të partisë;
  5. Të marrë detyrime për realizimin e programit të Partisë, të Programit Zgjedhor dhe të aktiviteteve të tjera të punës së AAK;
  6. Të japë propozime për punën e AAK;
  7. T’i përmbahet Statutit, Programit, vendimeve, orientimeve dhe qëndrimeve të AAK;
  8. Të ruajë imazhin, autoritetin dhe interesat e AAK.
  9. Ta nënshkruaj Deklaratën Etike.

NENI 7

PUSHIMI I STATUSIT TË ANËTARIT

  1. Statusi i anëtarit në AAK, pushon:
    1. Me kërkesën e anëtarit;
    1. Me përjashtimin e anëtarit;
    1. Me vdekjen e anëtarit;
  2. Vendimin për përjashtimin e anëtarit, sipas pikës 1 paragrafi a dhe b të këtij neni, e merr Kryesia e AAK. 
  3. Kryesia e Partisë merr vendim për përjashtimin e anëtarit:
    1. Me propozim të Komisionit Etik;
    1. Me propozim të Degës;
    1. Me propozim të Nëndegës;
    1. Me propozim të Kryesisë së AAK.
  4. Propozimi për përjashtim bëhet nëse:anëtari është anëtarësuar në subjekt tjetër politik; merr pjesë në listë/garë zgjedhore të subjekteve të tjera politike pa aprovim të Kryesisë së AAK; merr funksion të të emëruarit politik në institucione të qeverisura nga partitë tjera pa aprovimin e Kryesisë së AAK; kur me veprimet dhe qëndrimet e veta dëmton imazhin dhe funksionimin e AAK.
  5. Kundër vendimit për përjashtim mund t’i bëhet ankesë Komisionit Statutar të AAK, në afat prej 15 ditësh;
  6. Komisioni Statutar e jep mendimin e vet për ankesën dhe i’a drejton Këshillit Drejtues brenda 15 ditëve 
  7. Ankesën mbi vendimin për përjashtim, si instancë e fundit, e shqyrton Këshilli Drejtues i AAK në afat prej 30 ditësh;
  8. Vendimin për përjashtimin nga Kryesia e AAK e merr Këshilli Drejtues.

NENI 8

MIRËNJOHJET 

  1. AAK iu ndan mirënjohje personave për kontribute të veçanta për Partinë;
  2. Ndarja e mirënjohjeve propozohet nga Kryesia e AAK, kurse atë e miraton Këshilli Drejtues. Për këtë veprim njoftohet Kuvendi i ardhshëm i Partisë.