Haradinaj:Peja ka vullnet të madh për t’u bërë aksionare e konceptit 100%

Kryeminstri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se përveç disa fshatrave të tjera, në Pejë ka vizituar edhe fshatrat Kryshec, Broliq dhe Rashiq. Haradinaj, Pejën e ka quajtur “një prej adresave të para të luftës çlirimtare”.

“Peja me rrethinë, si një ndër adresat e para të luftës çlirimtare, edhe tash prinë në shprehjen e vullnetit të përmasave të gjëra, që të bëhen aksionarë të konceptit 100% shtet”, ka thënë ai. 

Haradinaj ka thënë se sonte para qytetarëve të Kryshecit, Broliqit dhe Rashiqit, ka ritheksuar se ashtu siç ka garantuar sovranitetin e shtetit, me ushtrinë dhe resurset,  edhe do të dijë ta çojë vendin në një gjendje të re, të zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe punësimit të të rinjve. 

“Frymë mobilizuese për konfirmimin e projektit tonë, me dinjitet, që e zbatojnë njerëzit e dëshmuar të shtëpisë, gjithandej në vend, për fuqizimin e shtetit 100% Kosovë”, ka theksuar në fund Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook.