Ramush Haradinaj: 4 Korriku të shpallet festë shtetërore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë.

Haradinaj ka kërkuar që 4 korriku të shpallet festë shtetërore në Kosovë.

“Amerikë, urime ditëlindjen! Je gjithmonë inspirim për ne. Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore”, është shprehur Haradinaj.

AAK ka filluar takimet konsultative me sindikata

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca sot ka nisur takimet dhe konsultimet me grupe të interesit në kuadër të dialogut social.

Haradinaj ka thënë se në takimin e sotëm me përfaqësuesit e sindikatave, Grupi Parlamentar i AAK-së ka ngritur dy çështje kryesore.

“Me përfaqësuesit e sindikatave, deputetët e Aleancës diskutuan për iniciativën e Grupit Parlamentar të AAK-së për dy çështje kryesore: Ngritjen e vlerës së koeficientit të pagave në 129 euro, përmes rishikimit buxhetor, e cila besoj do të mbështetet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë; dhe për idenë dhe planin për hartimin e nismës ligjore për Ligjin e Pagave”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka nisur sot takimet dhe konsultimet me grupe të ndryshme të interesit, si vazhdimësi e dialogut social, duke i takuar së pari përfaqësuesit e sindikatave në vend.

Me përfaqësuesit e sindikatave, deputetët e Aleancës diskutuan për iniciativën e Grupit Parlamentar të AAK-së për dy çështje kryesore: Ngritjen e vlerës së koeficientit të pagave në 129 euro, përmes rishikimit buxhetor, e cila besoj do të mbështetet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë; dhe për idenë dhe planin për hartimin e nismës ligjore për Ligjin e Pagave.

Në këtë ligj, dy elemente kryesore do të trajtohen: ajo e klasifikimit të vendeve të punës, ku ka padrejtësi të mëdha; dhe e dyta, shtesa për rrezikshmëri në punë, e cila tashmë ka hyrë në muajin e gjashtë dhe nuk po u jepet punëtorëve që u takon.

Dialogu social për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është e një rëndësie të veçantë, dialog ky që tani e dy vite nuk po ndodhë me Qeverinë e Kosovës. Nga lidershipi i këtyre sindikatave e morëm mbështetjen e plotë për të vazhduar konsultimin në kuadër të platformës së dialogut social me sindikata dhe për përfaqësimin e interesave të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ta takuar bashkatdhetarët në qytetin Reutlingenit të Gjermanisë.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në kuadër të vizitës në Gjermani, zhvilluam takim me bashkatdhetarët në qytetin e Reutlingenit. Bashkë patëm rastin të bisedojmë për zhvillimet aktuale në të cilat po kalon vendi ynë. Nga bashkatdhetarët ka shumë interesim për rolin e Aleancës në opozitëbërje, dhe për vizionin tonë për diasporën”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se diaspora shqiptare është lidhja e Kosovës me Evropën.

“Diaspora jonë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer”.

“Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj: Kosova u udhëhoq gabimisht nga 2008-a, e kthyem në rrugë të drejtë me miqtë ndërkombëtarë

Haradinaj ka thënë se Kosova është qeverisur gabimisht që nga pavarësia.

Ai ka thënë se është dashur të bëhet mund që Kosova të kthehet në rrugë të drejtë.

“Është mëse e vërtete që ka pas tronditje Kosova. Kosova është udhëheqë gabimisht që nga pavarësia, dhe është dashtë me kthy në udhë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se është bërë punë për ta kthyer në rrugë Kosovën pa prishur marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.

“Kjo është bërë pa u thy me miqtë, por duke mbrojtë qëndrime. Kosova është ma e fortë se sa ka qenë najherë. Ata që i kemi aleatë, ata që ishin me ne më 17 shkurt, kurrë ma të vendosur për të qenë me Kosovën, s’kanë qenë ndonjëherë”, ka thënë Kryeminsitri në detyrë.

Ai ka shprehur sigurinë se Kosova kurrë ma e fortë miqësia me aleatë s’ka qenë.

Përkundër të kaluarës me Serbinë, Haradinaj ka thënë se me Serbinë duhet krijuar miqësia e mirë, por jo pa kushte.

“Lufta është e dhimbshme, është tragjike, por ne kemi nevojë për fqinjësi të mirë Serbinë. Por nuk jemi të gatshëm për ripushtim, për nënshtrim”, ka theksuar ai.

Haradinaj ka thënë se vëmendja duhet kthyer nga sektori privat.

Ai ka numëruar disa suksese të qeverisjes së tij, ndërkaq ka kritikuar ashpër premtimet e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për ta luftuar korrupsionin.

Sipas tij, nuk mund të luftohet korrupsioni nga njerëz që e kanë mbjellë mendësinë korruptive në Qeveri.

Haradinaj tregon për çka i tha një Ambasador Gjerman “Ky është një lajm i mirë”

Kryeministri në detyrë dhe i nominuari i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj në një takim me ndërmarrës dhe biznesmenë ka dhënë një detaj interesant.

Ai ka treguar për një takim me një ambasador gjerman, të cilit i kishte ardhur mirë kur në një takim kishin biseduar vetëm për ekonomi.

“Njëherë ka pas ardhë një ambasador gjerman në një takim me ne në zyre dhe pas një kohe tha ky është një lajm i mirë, fakti që nuk folëm për kurrgjë pos për ekonomi. Do të thotë Kosova veç ka hy në një etapë të re”, tha Haradinaj.

Haradinaj pritet nga të rinjt Pejanë: E mbështesin konceptin100% shtet

I nominuari për për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një takim me të rinjtë e Pejës, ku ka thënë se ata duan të kontribuojnë në epokën ku jetojnë.

Ai me këtë rast tha se fuqia e rinisë gjithmonë ka qenë promotore e përpjekjeve për liri e shtet.

“Sot, ata duan t’i kontribuojnë epokës të cilën e jetojnë, duke e fuqizuar me votë masive projektin tonë të përbashkët Kosovë qind për qind, me krijimin e mundësive për prosperitet ekonomik të vendit”, tha Haradinaj duke shtuar se rinia e Pejës është në mbështetje të plotë të konceptit 100% shtet.

Haradinaj ka mbajtur disa takime ditëve të fundit me të rinjt.

Ai ka premtuar se mandati i ri qeverisës do të jetë i fokusuar në zhvillimin ekonimik dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.

Haradinaj: Peja ka vullnet të madh për t’u bërë aksionare e konceptit 100%

Kryeminstri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se përveç disa fshatrave të tjera, në Pejë ka vizituar edhe fshatrat Kryshec, Broliq dhe Rashiq. Haradinaj, Pejën e ka quajtur “një prej adresave të para të luftës çlirimtare”.

“Peja me rrethinë, si një ndër adresat e para të luftës çlirimtare, edhe tash prinë në shprehjen e vullnetit të përmasave të gjëra, që të bëhen aksionarë të konceptit 100% shtet”, ka thënë ai. 

Haradinaj ka thënë se sonte para qytetarëve të Kryshecit, Broliqit dhe Rashiqit, ka ritheksuar se ashtu siç ka garantuar sovranitetin e shtetit, me ushtrinë dhe resurset,  edhe do të dijë ta çojë vendin në një gjendje të re, të zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe punësimit të të rinjve. 

“Frymë mobilizuese për konfirmimin e projektit tonë, me dinjitet, që e zbatojnë njerëzit e dëshmuar të shtëpisë, gjithandej në vend, për fuqizimin e shtetit 100% Kosovë”, ka theksuar në fund Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook.

AAK-PSD, Koalicioni 100% Kosovë: 119, për 100% Shtet

Sot është hedhur shorti i numrit të partive politike që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

Koalicioni AAK-PSD në këto zgjedhje, pas shortit, mban numrin 119.

Pas këtij shorti, ka ardhur edhe reagimi i partisë AAK në Facebook.

“119, për 100% shtet”, shkruan në postimin e kësaj partie.

Haradinaj: Tash duhet ta fitojmë luftën për vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj para qytetarëve të Hajvalisë ka thënë se koalicioni AAK-PSD ka plan që në qeverisjen e ardhshme të punojë për zhvillimin ekonomik.

Sipas Haradinajt, pasi janë kryer disa punë të rëndësishme të brendshme si ndalja e ndarjes, rregullimi i sektorit publik, Trepça, taksa 100%, ushtria, tash duhet fokusuar në zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës.

“Kur e vendosim 100%, atëherë në kohën tjetër ne e fillojmë luftën që duhet ta fitojmë. Luftën për vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë Haradinaj.